Mory Bamba prezantohet te Dinamo

Zyrtare/ Dinamo largon tre futbollistë dhe gjen akordin me mbrojtësin e Kombëtares! Prezantohet Bamba

7 Janar, 16:20| Përditesimi: 7 Janar, 16:22

  • Share

Dinamo mban vendin e pestë në Superligë me 22 pikë, një më shumë se zona e ftohtë dhe për këtë arsye drejtuesit e Bluve janë futur në merkato. "Nëndetësja" nisi të "fuste ujë" gjatë pjesës së parë të sezonit dhe për këtë po riparohet në të gjitha repartet.

Këtë të dielë, Dinamo zyrtarizoi largimet e Indrit Prodanit, Ali Samake dhe Amarildo Gjonit. Po sot, sulmuesi 21-vjeçar Mory Bamba u prezantua si afrimi më i fundit.

" Lojtari 21-vjeçar me origjinë nga Bregu i Fildishtë e ka zhvilluar karrierën e tij në Itali, ku fillimisht ka qenë pjesë e akademisë së Romës e më pas pjesë e skuadrës së Livornos. Bamba luan si sulmues i djathtë dhe do të jetë një përforcim me vlera për ekipin tonë", thuhet në njoftim.

Veç sulmuesit, Dinamo ka gjetur akordin me Stivian Jankun, ish-mbrojtësin e Partizanit dhe Bylisit që gjysmën e parë të sezonit ishte pjesë e Egnatias, por pa marrë shumë minuta. 26-vjeçari që ka luajtur edhe dy ndeshje me Kombëtaren do jetë nën urdhërat e Dritan Mehmetit dhe pritet të prezantohet ditët në vijim.

Lojtarët e larguar nga Dinamo

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?