Dejvi Bregu

Zyrtare/ Dejvi Bregu dhe Fidan Aliti ndryshojnë skuadër

25 Korrik 2023, 13:06| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 13:07

  • Share

Merkato ka ardhur me ndryshime skuadrash për futbollistët shqiptarë. Dejvi Bregu dhe Fidan Aliti kanë ndryshuar ambient. Vlonjati i sulmit ka lënë Boluspor dhe do luajë po në ligën e parë turke me Umrayiespor.

Nga ana tjetër, ish-mbrojtësi i Skënderbeut dhe pjesëtari i Kosovës, Fidan Aliti u largua nga Zurich në Zvicër, për t'u prezantuar te Alanyaspor në elitën e Turqisë.

Mbrojtësi kosovar është larguar nga kampionati zviceran pas dy viteve e gjysmë të kaluara te FC Zurich. 29-vjeçari kishte kontratë edhe për dy vite me zviceranët, por ai ka zgjedhur të vijojë karrierën në Superligën e Turqisë te skuadra e Alanyaspor.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?