Shpëtim Duro, ish-trajneri i Strugës

Zyrtare/ Çudi në vendin fqinj, Struga shkarkon Shpëtim Duron! Skuadra në garë për titullin kampion

2 Maj, 11:42| Përditesimi: 2 Maj, 11:51

  • Share

Klubi i Futbollit Struga Trim Lum në Maqedoninë e Veriut ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Shpëtim Duro tre javë nga fundi i sezonit. Trajneri i njohur ia doli që sezonin e shkuar ta shpallte Strugën kampione për herë të parë në vendin fqinj, duke bërë paraqitje të mira edhe në Kupat e Evropës, paçka se nuk u sigurua një vend në fazën finale.

"FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme. Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen", njofton Struga.

Humbja e djeshme 3-2 në udhëtim kundër Tikvesh duket se ka qenë fatale për Duron, me 64-vjeçarin që tanimë nuk do jetë më trajneri i Strugës, kjo pas akordit mes palëve edhe sipas njoftimit të klubit.

Në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, Struga dhe Shkupi janë me 58 pikë tre javë nga fundi i sezonit dhe një mes skuadrave shqiptare do kurorëzohet kampione.

Kujtojmë se Duro u ul në stolin e Strugës në 1 mars 2023 dhe e drejtoi ekipin për 49 takime. Partizani, Besa, Skënderbeu, Vllaznia, Shkëndija, Flamurtari, Drita, Kukësi, Laçi, Egnatia dhe Struga, këto janë klubet që Duro ka drejtuar në karrierë.

Renditja në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?