Alessio Dionisi

Zyrtare/ Bajrami dhe Kumbulla pa trajner, Sassuolo shkarkon Dionisin

25 Shkurt, 20:54| Përditesimi: 25 Shkurt, 20:59

  • Share

Humbja 2-3 ndaj Empolit ishte fatale për Alessio Dionisin, me trajnerin që është shkarkuar nga Sassuolo. Klubi i ka dërguar një sinjal të fortë skuadrës duke pasur parasysh vetëm një fitore në dy muajt e 2024.

Seria prej 5 humbjesh në 6 ndeshjet e fundit, në fakt e shtyu klubin emilian për të shkarkuar trajnerin Dionisi, i cili mbërriti në Sassuolo në verën e 2021, duke e çuar ekipin në vendin e 11-të dhe të 13-të në dy sezonet e fundit të Serie A. Trajneri i të rinjve, Emiliano Bigica është zgjedhur të zëvendësojë Dionisin përkohësisht, duke pritur për një trajner të ri.

Sassuolo, ku bëjnë pjesë edhe Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla ndodhet në krizë totale, teksa nuk fiton prej 6 ndeshjes në kampionat. Ekipi ndan vendin e parafundit në Serie A bashkë me Cagliarin dhe Veronën.

"Sassuolo Calcio njofton se ka liruar z. Alessio Dionisi nga roli i menaxherit teknik të ekipit të parë. Kompania falënderon trajnerin dhe stafin e tij për përkushtimin dhe seriozitetin e treguar dhe i uron atij dhe bashkëpunëtorëve fat në të ardhmen. Drejtimi i ekipit të parë i është besuar përkohësisht trajnerit të të rinjve, Emiliano Bigica", njofton Sassuolo.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?