Arbnor Muja

Zyrtare/ Arbnor Muja firmos për 3.5 vite në Superligën e Turqisë

9 Shkurt, 20:29| Përditesimi: 9 Shkurt, 20:30

  • Share

Arbnor Muja është zyrtarisht futbollisti më i ri i Samsunsporit në Superligën e Turqisë. Sulmuesi anësor i Kombëtares ka lënë Antwerpin në Belgjikë dhe për tre vite e gjysmë do jetë pjesë e elitës turke.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi turk, që pas gjysmës së parë të sezonit mban vendin e 15-të në renditje. Pesë ndeshje ka luajtur Muja me Kombëtaren, teksa kjo lëvizje mund të shihet edhe si një hap pas në karrierën e 25-vjeçarit nga Mitrovica.

I dalë nga moshat e Trepçës, ai ka luajtur edhe me Skënderbeun, Dritën, Braunschueih 2 dhe Antwerp në Belgjikë. Gjatë sezonit të fundit me belgët ai u aktivizua në 35 takime, duke shënuar gjashtë gola, një prej të cilëve edhe në Champions League.

Kujtojmë se merkato në Turqi mbyllet sot pas orën 00:00 me atë lokale, ndërsa mesditën e kësaj të premteje edhe Besiktas zyrtarizoi Ernest Muçin.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?