Pajtim Kasami

Zyrtare/ Andrea Pirlo jep dakordësinë, futbollisti shqiptar rikthehet në Itali pas 12 vitesh

14 Shtator 2023, 15:31| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 15:32

  • Share

Pajtim Kasami ka vendosur të rikthehet në Itali pas 12 vitesh, duke firmosur kontratë një vjeçare me klubin e Sampdorias. Trajneri Andrea Pirlo ka dhënë dakordësinë e tij dhe 31-vjeçari është pjesë e "dorianëve" në Serie B. Mesfushori që ka qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës për 12 ndeshje, ka luajtur me Palermon në 2011 në Serie A.

Pas shumë viteve të kaluara në Zvicër, Angli dhe Greqi, Kasami ka vendosur të kthehet sërish në Itali. Është vetë klubi italian që me anë të faqeve zyrtare ka njoftuar nënshkrimin e një kontrate një vjeçare me mesfushorin nga Struga.

"Mesfushori është i lidhur me klubin e Samp deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e Sampdorias. Kasami në të kaluarën ka luajtur me Palermon, ku numëron 14 paraqitje në Serie A, 7 në Ligën e Evropës dhe 2 ndeshje në Kupën e Italisë.

Veç Palermos, Kasami ka luajtur edhe me Fulham, Luzern, Olympiacos, Sion dhe Basel.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?