Amir Abrashi

Zyrtare/ Amir Abrashi rinovon me Grasshoppers

29 Shkurt, 12:25| Përditesimi: 29 Shkurt, 12:33

  • Share

Amir Abrashi dhe Grasshoppers janë të lidhur edhe për një tjetër sezon (2025), me mesfushorin e Kombëtares që mban edhe shiritin e kapitenit në klubin zviceran.

Kanë qenë vetë drejtuesit e Grasshoppers që kanë konfirmuar rinovimin me 33-vjeçarin, i cili prej verës së 2021 është pjesë e tyre. Pas aventurës me Freiburg në Bundesligë, Abrashi iu bashkua Grasshoppers dhe ka lënë për vetëm gjashtë muaj ekipin prej asaj kohe, kjo pas një huazimi gjashtë mujor te Basel.

"Për mua nuk ka asnjë klub tjetër përveç Grasshoppers. Kam mësuar, përjetuar dhe jam zhvilluar shumë këtu. Këtu ndihem si në shtëpinë time. Jam i lumtur që mund të vazhdoj të luaj për klubin që dua dhe të arrij potencialin tim të plotë. Tani historia ime vazhdon këtu. Dua të falënderoj klubin për besimin e tyre dhe shpresojnë për të ardhmen", tha Abrashi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?