Zyrtare! Amadeus largohet nga RAI

15 Prill, 17:43| Përditesimi: 15 Prill, 17:52

  • Share

ROME- Zyrtare! Prezantuesi i njohur Italian Amadeus nuk do të jetë më pjesë e Rai-t, Radio Televizioni Italian. Lajmin e ka dhënë vetë ai duke deklaruar se nuk do të rinovojë më kontratën e cila skadon më 31 gusht.

Në bisedën që pati paraditen e sotme me CEO Giampaolo Rossi, prezantuesi zyrtarizoi vendimin që kishte javë që qarkullonte në ajër: Dëshirën për t'u angazhuar në sfida të reja profesionale, që e presin. Sipas thashethemeve gjithnjë e më këmbëngulëse ai pritet të jetë në kanalin e grupit Nove Warner Bros Discovery. Takimi i mëngjesit të sotëm ka qenë “i përzemërt, mes dy zotërinjve” bëjnë të ditur burimet pranë Amadeus, citon Repubblica.

Sipas thashethemeve të javëve të fundit, grupi Warner Bros, po e pret atë, gati për ta punësuar për ta bërë drejtues të kanalit Nove.

Për javë të tëra, Fiorello bënte shaka me largimin e përjetshëm të mikut të tij nga Rai.

Nga Amadeus RAI garantoi një audiencë besnike dhe të ardhura mjaft të mira nga reklamat. Vetëm mbrëmë me emisionin e tij të lojës Affari Tui triumfoi në Auditel me 5.5 milionë shikues.

Po Sanremon kush do ta prezantojnë? Thuhet se pasuesi do të jetë Carlo Conti, që ka prezantuar si i ftuar natën e tretë të festivalit të kaluar. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?