Andrey Yago da Silva Mesquita

Zyrtare/ Afrimi i parë në janar, Vllaznia prezanton mbrojtësin brazilian

17 Janar, 15:21| Përditesimi: 17 Janar, 15:23

  • Share

SHKODËR - Andrey Yago da Silva Mesquita është mbrojtësi më i ri i Vllaznisë. 26-vjeçari brazilian është prezantuar sot në ambientet e "Loro Boriçit", dukë nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon.

"KF Vllaznia bën të ditur se pjesë e tij nga sot është edhe futbollisti brazilian Andrey Yago da Silva Mesquita Almeida. Ai është 26 vjeç dhe luan në rolin e mbrojtësit të majtë dhe ka firmosur një kontratë 1+1 me klubin tonë. Andrey Yago ka luajtur më parë në Brazil, Portugali dhe Maqedoninë e Veriut. Tani i urojmë suksese me fanellën kuqeblu", njoftojnë shkodranët.

Eksperienca e tij e fundit ishte me Makedonija në Maqedoninë e Veriut, teksa ka luajtur edhe në Portugali me CD Fatima e në Brazil me Desportiva ES dhe Laranjeiras ES. Ky është afrimi i parë i Vllaznisë në këtë merkato janari.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?