Jesse Alan Marsch nuk është më trajneri i Leeds United në Premier League. Shtatë humbjet radhazi dhe disfata e fundit kundër Nottingham Forest kanë bërë që drejtuesit e Leeds të shkarkojnë 49-vjeçarin.
Marsch u emërua në stolin e Leeds 343 ditë më parë, pikërisht në 28 shkurtin e 2022. Me 37 ndeshje te Leeds, Marsch mblodhi mesatarisht 1.16 pikë për ndeshje.
Marshc u emërua në stol duke zëvendësuar Marcelo Bielsa-n, teksa rezultatet kanë qenë zhgënjyese. Me shtatë humbjet radhazi, Leeds me 18 pikë mban vendin e 17 pas 20 ndeshjeve në Premier League. Jesse Marsch bëhet trajneri i tetë që shkarkohet në sezonin 2022-23 në Premier League.
Komento