Bota

Zv.presidentja e SHBA, Kamala Harris rezulton pozitive me COVID

26 Prill 2022, 19:27| Përditesimi: 26 Prill 2022, 21:15

  • Share

SHBA- Zv.presidentja e SHBA, Kamala Harris rezulton pozitive me COVID.  Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.

"Sot, zëvendëspresidentja Kamala Harris rezultoi pozitiv për COVID-19 nga testet e shpejta dhe PCR. Ajo nuk ka shfaqur simptoma, do të izolohet dhe do të vazhdojë të punojë nga rezidenca e zëvendëspresidentit," tha Kirsten Allen, sekretarja e shtypit e zëvendëspresidentit, në një deklaratë për mediat.

Në njoftim, është bërë e ditur, se Harris nuk ka pasur kontakte të ngushta me preisdentin Joe Biden apo dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

"Ajo nuk ka qenë një kontakt i ngushtë me Presidentin ose Zonjën e Parë për udhëtimit të fundit. Ajo do të ndjekë udhëzimet dhe këshillat e mjekëve të saj dhe do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë kur të rezultojë negative", përfundon njoftimi.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?