Zv.kryeministrja: Shkarkimet nga digat kanë pasur ndikim të vogël në përmbytje, shkak fryrja e lumenjve

23 Nëntor 2022, 07:41| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 08:05

  • Share

Mbrëmjen e së martës u mblodh Komisioni i Posaçëm të Trajtimit të Plotave nën drejtimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ka folur mbi situatën e përmbytjeve në vend dhe sigurinë e digave dhe të kaskadës në lumin Drin.

Ministrja tha se shkarkimet për ruajtjen e digave kanë pasur ndikim shumë të vogël në përmbytjen e Shkodrës dhe Lezhës, zonat më të prekura, ndërsa sipas saj shkaktari kryesor i përmbytjeve ka qenë fryrja e lumenjve Oraca, Kiri dhe Bunës që kanë sjellë edhe përmbytjen e zonave bujqësore.

“Në kushtet e situatës me reshje intensive të shiut, që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit dhe veçanërisht rajonin e Shkodrës dhe Lezhës, ka sjellë tejmbushje të lumenjve anësor si Oraca, Kiri dhe fryrje të lumit Buna. Fenomen ky i njohur tashmë edhe nga ekspertët e banorët e zonës në situata me reshje të dendur shiu, çka sjellin dhe përmbytje të tokave bujqësore”, tha Balluku.

Balluku ka bërë edhe një krahasim me qeverisjen e Sali Berishës, duke thënë se në vitin 2010 shkarkimet e digave janë qenë 107% ndërsa tani kanë qenë në nivelin 40%. Sipas saj, në vitin 2010 sipërfaqja e tokës së përmbytur në Shkodër ka qenë 14 280 ha ndërsa sot janë 16 85 ha.

“Shkarkimet e ujit kanë qenë në nivelin 40% ndërsa në vitin 2010 shkarkimet ishin 107%. Një shkarkim kriminal, ndërsa sot shkarkimet kryhen në mënyrë të kontrolluar dhe janë shkarkuar vetëm 40% e prurjeve. Kjo është diferenca mes atyre dje dhe neve sot”, tha Balluku.

Balluku theksoi se ndërtimi i digave gjithashtu ka sjell mbrojtjen e popullatës nga prurjet e vrullshme të ujit nga lumenj dhe përrenjtë në zonat veriore të vendit, teksa solli në vëmendje krahasimin se në 2010 prurjet arritën në 3 200 m3 ku u shënuan dhe përmbytjet më masive në të gjithë rajonin e Shkodrës ndërsa sot prurjet janë 4 mijë m3 dhe shkarkimet qëndrojnë në raportet 107% me 40%. 7% më shumë prurje këtë vit dhe vetëm 40% shkarkime.

Reshjet e dendura të shirave në ditët e fundit shkaktuan probleme në disa qarqe të vendit, e kryesisht situata ishte me problematike në Shkodër dhe në Lezhë, ku mijëra hektarë tokë ishin nën ujë, ndërsa disa familja u evakuuan.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 23/11/2022 08:28

    Aman mi Bela, e ku i pe lumenjz zi mi zemer, ti ishe duke psonis ne Greqi. Aman shig kap noj lek sot se kishe shpenzu shume atje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?