Besnik Bislimi

Zv.kryeministri i Kosovës flet për mediat greke: Ka ardhur koha që Greqia të njohë pavarësinë tonë

5 Mars 2023, 12:20| Përditesimi: 5 Mars 2023, 12:28

  • Share

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit të tij në kryeqendrën helene, gjatë qëndrimit të tij në Greqi ka dhënë një intervsitë për median greke Kathimerini ku ka folur mbi takimet e tij me zyrtarët grekë, mes tyre edhe me ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.

Bislimi gjatë intervistës përcolli mesazhin se Greqia duhet të vazhdojë në hapin vendimtar të njohjes së Kosovës duke përfituar nga momenti i krijuar nga takimi i Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne do të donim të forconim miqësinë tonë me Athinën dhe kemi treguar durim duke kontribuar në këtë marrëdhënie edhe kur njohja nuk ishte në tryezë. Tani që Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të, Athina duhet të përfitojë nga ky momentum për të ndërmarrë hapin vendimtar dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Bislimi.

Ai u përgjigj edhe për shqetësimet e shprehura lidhur me efektet që mund të sjellë njohja e Kosovës nga Greqia, sa i takon çështjes së Qipros, duke theksuar se rasti i Kosovës nuk kishte asnjë lidhje me këtë çështje.

“Është në interesin e Qipros që të bëjë sa më shumë që të jetë e mundur për të shmangur këto paralele”, thekson ai.

Lidhur me kursin evropian të Kosovës, pas aplikimit të fundit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Bislimi i cili është edhe përgjegjës për integrimin evropian thotë se ajo që pret është që asnjë vend të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që edhe vetë Serbia tashmë ka rënë dakord.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?