Pjesëmarrësi më i mirë në ekspozitën ndërkombëtare, Eduardo de Moura

Zvicra zgjidhet si pavijoni më i mire, ndahen çmimet e Bienales së Arkitekturës në Venecia

26 Maj 2018, 15:49| Përditesimi: 26 Maj 2018, 15:54

  • Share

Janë ndarë çmimet e Bienales së Venecias. Frank Barkoë, Sofia Von Ellrichshausen, Kate Goodëin, Patricia Patkau dhe Pier Paolo Tamburelli si pjesë e jurisë kanë zgjedhur fitues Zvicrën si Pavijonin më të mirë në Bienalen e Arkitekturës.

Britania e Madhe ka marrë një mirënjohje speciale. Pjesëmarrësi më i mirë në ekspozitën ndërkombëtare u shpall Eduardo de Moura. Bienalja e Arkitekturës në Venecia të Italisë u hap ditë më parë, ndërsa Pavijonet shtetërore janë hapur përgjatë kësaj jave, me inspirime dhe me fokuse të ndryshme artistike.

Pavijoni i Zvicrës ka ndërtuar banesa me qera në Venecia, kësisoj duke u fokusuar në dizajnin interior të pronësive me qira. Pajisje të ndryshme minimale janë pjesë e hapësirës së bardhë nëpër rrugëtimin e këtij Pavijoni. Në këtë bienale kanë marrë pjesë edhe Shqipëria e Kosova.

( Banesë ndërtuar nga pavijoni i Zvicrës )

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?