Foto ilustruese

Zvicra shkelmon mundësinë e kualifikimit, Izraeli e barazon 1-1! Kosova ka shanse për në Euro 2024

16 Nëntor 2023, 10:07| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 10:08

  • Share

Izraeli dhe Zvicra barazuan 1-1 për ndeshjen e tetë në grupin I të Euro 2024. Në stadiumin "Pancho Arena" në qytezën Felcsut në afërsi të Budapestit në Hungari, zviceranët nuk mundën që të merrnin matematikisht një biletë për në "Gjermani 2024".

Me Granit Xhakën në fushë nga minuta e parë, Zvicra kaloi në avantazh pas 36 minutave lojë me golin e Vargas, pas asistit të Fernandes. Kur u duk se helvetët do merrnin zyrtarisht një biletë, ishte Ueissman që në të 88 minutë barazoi ndeshjen për 1-1.

Nervat ishin të larta te Zvicra, ndërsa pas golit të barazimit Fernendez u ndëshkua me kartonin e kuq. Në grupin I kualifikues, Zvicra dhe Rumania bashkëkryesojnë me 16 pikë, teksa Izraeli ndodhet pas tyre me 12 pikë. Kosova me 10 pikë mban vendin e katërt, ndërsa Bjellorusia dhe Andorra janë në fund.

Tanimë shanset në letër janë që edhe Kosova të kalojë në finalet e "Gjermani 2024" duke fituar dy ndeshjet e mbetura me Zvicrën më 18 nëntor dhe Bjellorusinë më 21 nëntor. Nga ana tjetër, edhe Rumania duhet t'i fitojë ndeshjet e saj, për t'i dhënë një asist Dardanëve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?