Foto ilustruese

Zvicra mbyll hapësirën e saj ajrore pas defektit kompjuterik

15 Qershor 2022, 09:07| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 09:10

  • Share

Zvicra mbylli hapësirën e saj ajrore të mërkurën pas një defekti kompjuterik me sistemin e kontrollit të trafikut ajror që solli dhe ndalimin e fluturimeve. Lajmi u dha nga zyrtarët e autoritetit civil të aviacionit zviceran ku thuhej se:

“Hapësira ajrore zvicerane është e mbyllur për trafikun ajror për arsye sigurie pas dështimit të kompjuterit me Skyguide, shërbimin zviceran të kontrollit të trafikut ajror”.

Në deklaratë nuk u dha asnjë detaj në lidhje me keq-funksionimin e sistemit kompjuterik, por thuhej se "kërkohet ndjesë për këtë incident dhe pasojat e tij për klientët, partnerët dhe pasagjerët e aeroporteve të Gjenevës dhe Zyrihut dhe se po punohet për të gjetur një zgjidhje".

Më herët, aeroporti i Gjenevës tha në një postim në Twitter se po ndalonte të gjitha fluturimet e tij deri në orën 11 të mëngjesit (0900 GMT) për shkak të dështimit të sistemit kompjuterik.

Agjencia zvicerane e lajmeve “ATS-Keystone” tha se fluturimet ndërkombëtare për në Zvicër po ridrejtoheshin drejt Milanos./REL

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?