Zvicra kërkon sekuestrimin e të gjitha pasurive të ish presidentit ukrainas

15 Shkurt 2023, 22:47| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 22:52

  • Share

Sipas qeverisë zviceriane të gjitha pasuritë në Zvicër që i atribuohen ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç , i rrëzuar në vitin 2014 nga një kryengritje popullore duhet të konfiskohen. Mësohet se shuma arrin deri në 130 milionë franga pasuri.

Qeveria zviceriane tha se në këtë mënyrë po mbështet popullsinë ukrainase duke luftuar me agresionin ushtarak rus. Megjithatë fjalën e fundit do ta kenë gjykatat zviceriane. Pasuritë do të mbeten të bllokuara derisa të merret një vendim përfundimtar. Nëse do të konfiskohen përgjithmonë, pasuritë do t’i kthehen popullatës ukrainase sipas një marrëveshje ndërkombëtare.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: Kemi rrëzuar balona ruse spiune! NATO nis prodhimin e predhave për Ukrainën! Lavrov kërcënon: Të japim fund dominimit të Perëndimit


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?