Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës, shton rajonet me rrezik të lartë me Covid-19

25 Shtator 2020, 19:05| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 19:07

  • Share

Zvicra që nga dat 28 shtator do të heq Kosovën nga lista e shteteve ku njerëzit futen në karantinë pasi arrijnë në vend. 

Lajmin e ka bërë me dije Zyra Federale e Shëndetit Publik ku dhe ka përditësuar listën e vendeve me rrezik për koronavirusin ku disa prej vendeve si Britania e Madhe, Portugalia dhe Belgjika janë përfshirë në këtë listë ndërsa Kosova është hequr. 

Me ndryshimet e reja karantina është e detyrueshme për 59 shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve nga 51 që ishin në 11 shtator. 

Lista e re do të hyjë në fuqi të hënën, 28 shtator.

Kushdo që hyn nga një prej vendeve të rrezikut duhet të jetë në karantinë për dhjetë ditë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?