Faqja e parë e gazetës 'Blick'

Kronikë

Zvicra fajëson komunitetin shqiptar se po ndikojnë në përhapjen e COVID, gazeta e njohur 'Blick' shkruan shqip: Ju lutem vaksinohuni

28 Gusht 2021, 22:43| Përditesimi: 28 Gusht 2021, 22:47

  • Share

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” në faqen e saj të parë në gazetën e shtypur shkroi shqip.

Arsyeja është thirrja për vaksinimin e komunitetit shqiptar që jeton në Zvicër, të cilët i ka akuzuar se po ndikojnë në rritjen e numrit të infeksioneve me COVID-19.

“Ju lutem vaksinohuni!”, iu drejtua gazeta shqiptarëve.

Në një kohë që po bëhen kërkime të shumta shkencore se nga se ka ardhur virusi, variantet e reja, pacienti zero, kjo gazetë e ka gjetur "fajtorin" për përhapjen e COVID dhe nuk nguron të hap faqen e parë me të.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?