Foto ilustruese

Zvicër/ Shqiptari dënohet me 3 vite burg, shiste kokainë dhe heroinë

14 Mars, 19:54| Përditesimi: 14 Mars, 19:57

  • Share

Një shqiptar është dënuar me 3 vite burg nga drejtësia zviceriane pasi akuzohet se ka shitur kokainë.

Sipas mediave, shqiptari jetonte në Ebikon të Zvicrës, pasi kishte emigruar nga Shqipëria, në vitin 2022, me qëllim trafikimin e drogës në këtë vend.

Pas mbërritjes së tij në Ebikon thuhet se ai u njoh me tregtinë e drogës në atë vend nga një tjetër shqiptar.

Atij iu tha dy kilogramë e gjysmë kokainë dhe një kilogram e gjysmë heroinë me qëllim shitjen, dhe u udhëzua ta paketonte lëndën narkotike në çanta vogla dhe më pas e dërgoi në një vend të fshehtë në pyll.

Shqiptari arriti të shiste në total 800 gram kokainë dhe pothuajse 200 gram heroinë që mbërritja e tij në Zvicër e deri sa u arrestua.

"Zentralplus" thotë se Gjatë trafikimit të drogës ai arriti të siguronte rreth 95.000 franga zviceriane.

Me urdhër të klientit të tij, ai u ka kaluar edhe 850 gramë kokainë dhe 260 gramë 3-4 shqiptarëve të panjohur pa marrë asnjë para në këmbim..

Përveç të ardhurave direkte nga shitja e drogës, të cilat i përdorte për të financuar banesën dhe shpenzimet e jetesës, tregtari shqiptar merrte një “pagë” fikse prej 2000 frangash në muaj.

Sipas gjykatës, ai donte të fitonte 10 mijë franga dhe më pas të kthehej në Shqipëri.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?