Zvicër, shfaqje e jashtëzakonshme muzike dhe patinazhi në liqenin e ngrirë

10 Mars 2021, 12:09| Përditesimi: 10 Mars 2021, 12:36

  • Share

Një shfaqje e jashtëzakonshme patinazhi  dhe muzike ka marrë jetë në alpet zviceriane. Muzika që përhapet në ajër, midis pishave me dëborë dhe maleve është diçka përtej të pabesueshmës. Eventi u organizua nga pianisti Alessandro Martire, i cili interpretoi në liqenin e ngrirë të Stazit në St. Moritz i shoqëruar nga kërcimi i Felicitas Joy Fischer.

Kënga e zgjedhur është "Zemra”, si për të treguar se në të në mesin e akullit dhe dëborës, ajo çfarë të gjithë kemi nevojë është pak dashuri. Kjo nuk është hera e parë që Martire luan në natyrë, në  shtator ai interpretoi në një platformë lundruese në mes të Liqenit të Comos.

KLIKO KETU PER VIDEON

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?