Zvarritja e gjyqeve/ KLGJ penalizon qytetarët që vonojnë proceset, përgjysmohet tarifa e divorcit

4 Janar 2021, 09:38| Përditesimi: 4 Janar 2021, 11:30

  • Share

Pas avokatëve edhe qytetarët të cilët janë palë në procese gjyqësore dhe bëhen shkak për shtyrjet e tyre në mënyrë të paarsyetuar do të gjobiten. Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka miratuar tarifat e reja të cilat do të aplikohen përgjatë vitit 2021, duke përcaktuar penalitetet për zvarritje të gjykimit.

Për vonesa të shkaktuara në gjykimet në shkallët e para penaliteti është 5000 lekë, duke u dyfishuar për vonesa në apel deri në 10.000 lekë. 15.000 lekë është penaliteti për vonesat e shkaktuara në gjykatën e lartë duke zvarritur seancat.

Për divorcet dhe kërkesë paditë sipas kodit të familjes Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar përgjysmimin e tarifës e cila ishte 3000 lekë dhe bëhet 1500 lekë. Për qytetarët që kërkojnë një kopje vendimi tarifa e parashikuar është 600 lekë, kjo pagesë duhet bërë para marrjes së vendimit.

(Kliko ketu per te lexuar tarifat gjyqësore)

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?