Zvarriten punimet për riparimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Durrës, banorët protestojnë para bashkisë: Do i drejtohemi SPAK

13 Shtator 2023, 13:38| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 15:13

  • Share

Zvarritja 4 vjeçare për nisjen e riparimit të pallatit të dëmtuar nga tërmeti, po i detyron 65 familjet që banonin në të, që të ndërmarrin vendime ekstreme. Në protestën e radhës para bashkisë, përfaqësuesit e familjeve të pallatit nr.15 në lagjen nr.12 të Durrësit kërkojnë me ngulm një datë për nisjen e punimeve në godinën 11 katëshe.

“Deri në fund të shtatorit do presim. Kur të përfundojë muaji ne jemi të detyruar t’i drejtohemi prokurorisë dhe SPAK-ut që të gjejnë se ku kanë shkuar fondet e rindërtimit”.- tha një banor.

“Do hyjmë të banojmë ashtu siç është, Nëse këta e kanë ndarë trurin që të heqin dorë nga riparimi i pallatit, le të heqin dorë ne do hyjmë në pallat ashtu siç është”. thanë një tjetër banorë.

Bashkia bën të ditur se i është drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës për akordimin e fondit për riparimin e pallatit me dëme DS3 dhe janë në pritje të lëvrimit të parave. Por riparimi i pallatit nuk është i vetmi shqetësim për 65 familjet. Mos akordimi i bonusit të qirasë ka shkaktuar vështirësi të shumta ekonomike, sidomos për moshën e tretë.   

Pallati 11 katësh është aktualisht një nga godinat që dëshmon dëmet shkatërrimtare që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në qytetin bregdetar. Përgjatë këtyre viteve që ka mbetur i braktisur, ai është dëmtuar edhe më shumë nga hajdutët, ndërsa në jo pak raste godina ka përbërë rrezik për jetën e qytetarëve që kalojnë poshtë saj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?