Margaritis Schinas dhe Olta Xhacka

Zv. Presidenti i Komisionit Europian viziton Tiranën, Ministrja Xhaçka: Garantuam se Shqipëria është e përkushtuar për të punuar në fushat e sigurisë dhe migracionit  

7 Tetor 2022, 20:17| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 21:22

  • Share

Zëvendës Presidenti i Komisionit Europian për Promovimin e Modelit Evropian të Jetesës, Margaritis Schinas vizitoi sot Tiranën, ku pati një takim dhe Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Ministrja nëpërmjet një postimi në Twitter shkruan se Shqipëria  në rrugën e saj për anëtarësimin në  BE do të jetë e përkushtuar  për të punuar  në fushat e sigurisë dhe emigracionit dhe jo vetëm.

“Bisedë e shkëlqyer sot në Tiranë me Zv. Presidentin e Komisionit Evropian për Promovimin e Modelit Evropian të Jetesës, Margaritis Schinas. Shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen e Komisionit Evropian në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. E garantova Zv. Presidentin për përkushtimin  e Shqipërisë për të punuar së bashku në të gjitha fushat përfshirë sigurinë dhe migracionin.”, shkruan Xhaçka në Twitter. 

Postimi i Ministres Olta Xhaçka

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?