Zv/ministri i Jashtëm i Italisë
Amendola viziton "Bunk'Art 2"

24 Janar 2017, 18:17| Përditesimi:

  • Share
Kuratori Carlo Bollino shoqëroi sot në "Bunk'Art 2" zëvendësministrin e Jashtëm italian, Vincenzo Amendola dhe ambasadorin e Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, për një vizitë me njohje të ngjarjeve të errëta të kohës së diktaturës, të ekspozuara në Muzeun në Bunkerin Antiatomik.
 
Zoti Amendola ka vizituar kryesisht dhomat e Muzeut ku tregohet roli i sigurimit të shtetit komunist, historia e persekutimeve dhe përgjimet e qytetarëve në diktaturë.
 
Për rreth një orë zëvendësministri i Jashtëm i Italisë ka parë me vëmendje dokumentet dhe faktet e ekspozuara nga jeta e shqiptarëve në diktaturë.
 
Vizitat e Amendolas  kanë vijuar në dhomat ku janë rezervuar edhe perfomancat e artistëve, si dhe në apartamentin e rezervuar për Kryeministrin dhe ministrat e qeverisë komuniste në kohë lufte.
 
Në të vërtetë bunkeri i ndërtuar nën tokë në vitet ’80 pati synimin të ngrihej si strehim antibërthamor pranë Ministrisë së Brendshme, por ai nuk është përdorur asnjëherë, as për stërvitje ushtarake.
 
Dikatorët Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha nuk arritën ta shihnin të përfunduar këtë bunker, sepse në vitin 1985 kur ai përfundoi ata kishin vdekur.
 
Tashmë në këtë bunker ndodhet Muzeu "Bunk’Art 2" për vuajtjet e dikaturës, që ka thithur qindra vizitorë diplomatë e turistë të huaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?