Zv/Kryeministrja Mesi në Mal
të Zi: Shqipëria progres drejt BE

2 Nëntor 2017, 21:53| Përditesimi:

  • Share
Zv/Kryeministrja Mesi merr pjesë në Konferencën Ekonomike të Ballkanit Perëndimor “Sfidat në rrugën drejt Bashkimit Evropian” Ajo ka zhvilluar gjithashtu takime dypalëshe me Kryeministrin e Malit të Zi dhe Zv/Kryeministrin e Serbisë.

Zv/Kryeministrja Senida Mesi ka marrë pjesë në Konferencën Ekonomike të Ballkanit Perëndimor “Sfidat në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, organizuar sot në Budva të Malit të Zi nga Dhoma e Ekonomisë së këtij vendi dhe qeveria malazeze.

Në panelin e diskutimit të kësaj konference ku ishin gjithashtu të pranishëm përfaqësues të lartë nga vendet e rajonit, gjatë fjalës së saj, zv/Kryeministrja Mesi nënvizoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit dhe sinergjisë, pavarësisht sfidave të ndryshme që mund të ketë secili shtet i Ballkanit Perëndimor.

Duke shprehur bindjen se bashkërendimi i strategjive të vendeve të rajonit ngelet një domosdoshmëri për sinkronizimin e nevojave të qytetarëve dhe sipërmarrjes, Mesi u ndal tek integrimi drejt Bashkimit Evropian si një mision i përbashkët i shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Brenda këtij kuadri, ajo tregoi progresin e çmueshëm që Shqipëria ka bërë dhe nënvizoi faktin se qeveria shqiptare mbetet tërësisht e angazhuar në plotësimin e çdo prioriteti për arritjen e këtij synimi madhor.

Gjatë ditës së Konferencës Ekonomike, Zv/Kryeministrja Mesi zhvilloi gjithashtu takime dypalëshe me Kryeministrin e Malit të Zi Duško Marković dhe Zv/Kryeministrin e Serbisë Rasim Ljajic.

Në takimin e zhvilluar me kryeministrin malazez, Mesi shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të rekordeve pozitive si në aspektin politik e diplomatik, si dhe theksoi vendosmërinë e palës shqiptare për të rritur dhe thelluar bashkëpunimin në ekonomi dhe tregti.

Me homologun serb Ljajic, zv/Kryeministrja Mesi diskutoi marrëdhëniet dypalëshe dhe progresin e tyre falë mirëkuptimit të përbashkët, si edhe theksoi nevojën e një axhende konkrete shkëmbimesh në fusha të ndryshme si tregtia, turizmi, energjia, transporti etj.

[gallery]24517[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?