Zupa shtëpie nga zonja Albana

29 Nëntor 2023, 11:59| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 12:02

  • Share

Zupa shtëpie

Përbërësit:

  • 1.5 litër qumësht
  • 2 të verdha veze
  • 7 lgj sheqer
  • 7 lgj niseshte
  • Arra të grira
  • Biskota
  • Reçel
  • Vanilje
  • Kanellë

Përgatitja:

Fillimisht thërrmojmë biskotat dhe i vendosim në fund të gotave si shtresë. Biskotat i lagim me pak qumësht ose liker. Në një tenxhere ngrohim qumështin në zjarr të avashtë. Shtojmë të verdhat e vezëve që i kemi rrahur me sheqer dhe niseshte. Këtë masë e përziejmë derisa të trashet. Kur masa të bëhet kremoze shtojmë vaniljen. E vendosim kremin e përgatitur mbi shtresën e biskotave, vendosim përsëri një shtresë me biskota, pak reçel dhe arra të thërrmuara. Sipas dëshirës bëjmë një pudrosje të lehtë me pak kanellë dhe i vendosim zupat të ftohen në frigorifer para se t’i konsumojmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?