Zubin Potok/ Serbi transformoi shtëpinë në punishte të prodhimit të kriptovalutave, fshatit i digjeshin pajisjet elektroshtëpiake 

11 Qershor 2023, 12:04| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 12:07

  • Share

Një person në fshati Ulgar të Zubin Potokut në veri të Kosovës kishte kthyer banesën në një qendër për prodhimin e kriptovalutave (Bitcoin).

Si rrjedhojë në lagjen e fshatit herë pas here familjet kishin probleme me energjinë elektrike dhe qytetarëve u dëmtoheshin pajisjet elektrike shtëpiake, shkaktohej zhurmë. 

Për këtë banorët kërkuan ndihmën e policisë e cila nisi me identifikimin e shtëpisë  së personit të dyshuar ku anë gjetur njëmbëdhjetë (11) pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin). 

Pajisjet u konfiskuan ndërsa i dyshuari nuk u gjet në banesë pasi “herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë ku kishte vendosur pajisjet e prodhimit të kriptovalutave informoi sot policia e Kosovës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?