Noizy dhe Mourinho

'Zotnia i Romës dhe çuni i Tironës bashkohen në stadium', Partizani - Roma bën bashkë Mourinhon dhe Noizyn

5 Gusht 2023, 09:51| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 09:55

  • Share

Partizani dhe Roma luajnë një miqësore luksi të shtunën e 12 gushtit në orën 20:00 në "Air Albania". Veç sportit, performancë në këtë duel do ketë edhe Noizy. Reperi i njohur në Shqipëri do këndojë përpara ndeshjes, duke argëtuar tifozët që pritet të mbushin shkallët e stadiumit.

Ka qenë kryeministri Rama që ka njoftuar se 'topi dhe repi' do bëhen bashkë në stadium. "Zotnia i Romës dhe Çuni i Tironës bashkohen në Air Albania Stadium ekskluzivisht për një spektakël miqësie me top dhe rep", njofton kryeministri.

Kujtojmë se Roma vjen për herë të dytë në Tiranë, kjo pas finales së fituar në Conference League në 25 majin e 2022 kundër Feyenoord. Tanimë klubi i Serie A do ketë përballë kampionët e Shqipërisë.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emanuel: 05/08/2023 13:49

    Roma zbarkon ne Shqiperi nje ndeshje spektakolare

    Përgjigju
  • Visi: 05/08/2023 13:48

    Nje ndeshje magjike per tu mos u humbur si asnjeher me pare ne qytetin ton

    Përgjigju
  • Ama: 05/08/2023 13:26

    Sa shume aktivitete po behen ne vend ,fale qeverisa rama

    Përgjigju
  • Darjo: 05/08/2023 13:21

    Sa lezecem kur shikon se artista te muzikes shqiptare bashkpunojne me fusha te tjera per te nxjerr dicka te bukur. Forca Partizani dhe suksese Romes ne kete ndeshje fantastike qe do behet

    Përgjigju
  • Blerim: 05/08/2023 13:19

    Padiskutim qe do ikim te gjithe sepse do jete nje ndeshje e madhe

    Përgjigju
  • kleo: 05/08/2023 13:18

    Super organizim edhe futboll edhe muzike! Mezi presim te mblidhemi e te shkojm te shijojm momente te bukura e te vecanta me shoqerine.

    Përgjigju
  • Eni: 05/08/2023 13:18

    Mezi e presim kete ndeshje sepse do behet nje super gje dhe me Noizyn qe do performoje

    Përgjigju
  • Eni: 05/08/2023 13:15

    Dy legjenda po behen bashke

    Përgjigju
  • Beni: 05/08/2023 13:14

    Do jete shfaqje shume e bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?