Milan

'Zogu i Kuq' vendos pikat mbi 'i': Ne zotërojmë 99.93 përqind të Milanit, s'ka negociata

13 Mars, 21:57| Përditesimi: 13 Mars, 21:59

  • Share

Pronësia e Milanit është kthyer në një çështje të nxehtë në futbollin italian. Policia Financiare (Guardia Di Finanza) zhvilloi dje një aksion në zyrat e klubit, kjo lidhur me dyshimet se pronësia nga Elliot te RedBird në 2022 nuk ka qenë reale.

Pas zhvillimeve të fundit dhe regjistrimit të Gazidis (ish-CEO) dhe Furlanit (CEO) në regjistrin e të dyshuarve, nga RedBird mbërrijnë sqarime në lidhje me kalimin e pronësisë që u bë në gusht 2022 nga Elliott në fondin amerikan të kryesuar nga Gerry Cardinale .

"RedBird zotëron 99.93% të AC Milan; 0.07 e mbetur është në duart e aksionerëve individualë italianë të cilët janë tifozë prej kohësh të klubit. Ideja që RedBird nuk zotëron apo kontrollon AC Milan është absolutisht e rreme dhe kundërshtohet nga të gjitha provat dhe faktet, përfshirë ato që supozohet se janë në themel të hetimit", tha një zëdhënës i ReBird.

Më tej sqarohet se kuqezinjtë kanë vetëm një pronar dhe nuk janë në negociata për të afruar partnerë të rinj.

"Kur morëm kontrollin e klubit pas mbylljes së akordit, Elliott i dha një shumë hua RedBird me një mandat tre vjeçar dhe pa të drejtë vote. Qëllimi ynë është të rikthejmë Milanin në krye të Serisë A dhe në futbollin evropian, gjithçka tjetër është koha që na duhet për objektivin.

Nuk ka diskutime të vazhdueshme me asnjë investitor që mund të ushtrojë kontroll mbi klubin. RedBird është pronari kontrollues i AC Milan dhe do të mbetet i tillë", përfundon shënimi.

Në thelb, RedBird ka konfirmuar kontrollin total mbi klubin kuqezi. Sipas shënimit të tyre, ka ndodhur një transferim në shkallë të plotë, me Elliott jashtë 'fushës së lojës'.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?