Zogj të vegjël pule me ullinj / Recetë e qeparosë nga zonja Albana

15 Maj, 12:19| Përditesimi: 15 Maj, 12:21

  • Share

Zogj të vegjël pule me ullinj /Recetë e Qeparosë

Përbërësit:

  • 4 zogj mesatar
  • 1 gotë verë
  • 1-2 lgj miell
  • 3-4 lgj gjalpë
  • 4-5 domate të pjekura mirë
  • 1 tufë majdanoz të grirë
  • 1 fç lëng mishi
  • 1 fç ullinj
  • Gjethe dafine
  • Kripë e piper
  • Sallatë radhiqe

Përgatitja:

Zogjtë e vegjël i presim në racione, i kalojmë në pak miell dhe i skuqim me gjalpë duke i shuar me verë. Më vete skuqim pak miell, të cilin e shuajmë me lëng mishi dhe e hedhim tek zogjtë. Shtojmë majdanoz, kripë, piper, dafinë, domate dhe i lëmë të përfundojë zierja. Ndërkohë heqim bërthamat e ullinjve, i ziejmë 15 minuta në ujë të vluar që t'u hiqet kripa dhe pasi i kullojmë i bashkojmë me mishin. I lëmë të ziejnë edhe 5 minuta dhe gatimi është gati. I shërbejmë të nxehta duke i shoqëruar me sallatë radhiqe.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?