Zlatan Ibrahimovic dhe i biri

Zlatan Ibrahimovic zbret në fushë për Milanin, në një ekip me të birin

15 Shkurt 2023, 19:45| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 19:51

  • Share

Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic është rikthyer nga dëmtimi që e ka mbajtur jashtë për më shumë se 10 muaj. 41-vjeçari tanimë ka zbritur në fushë, duke fituar formën e munguar për të qenë gati për trajnerin Pioli.

Në një ndeshje stërvitore te Milan U-18, suedezi ka qenë në një ekip me të birin, Maximilianin. I lindur në 2006, i biri i sulmuesit ka qenë me fat duke pasur në një ekip babanë e tij.

Zlatan nuk është paraqitur për gjigantët e Serisë A që nga sezoni 2021-22, kur tetë golat e tij ndihmuan Milanin të fitonte titullin e parë pas 11 viteve. Kuqezinjtë mundën dje Tottenhamin në Champions League, me trajnerin Stefano Pioli që e konsideroi Ibrahimovicin "jo në 100% të formës për në fushë". Suedezi pritet të jetë pjesë e Milan për pjesën e mbetur të sezonit, teksa kërkohet një dorë nga ai për zonën europiane.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?