Foto ilustruese

Zjarrvënie e qëllimshme, shkrumbohen tre automjete në Tiranë

6 Prill 2020, 10:24| Përditesimi: 6 Prill 2020, 11:13

  • Share

Tre automjete janë shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Ndre Mjeda', pranë rrugës së Kavajvës. Nga burime mësohet se ngjarja nuk ka qenë aksidentale, por e qëllimshme.

Synimi ka qenë djegia e një automjeti të parkuar në rrugën në fjalë, por më pas nga flakët janë përfshirë edhe dy automjete të tjera që ishte pranë tij. Për ngjarjen ende nuk dihen detaje të tjera, por policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

"Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.04.2020, rreth orës 02:10 në rrugën “Ndre Mjeda”, tek ish “Parku”, ka rënë zjarr tek 3 mjetet e parkuara, me pronësi të shtetasve SH.K., R.K., dhe A.M . Nga Sherbimet e zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit , ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit."

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?