Pamje nga vendngjarja

KINË/ Zjarri u mori jetën 10 personave, 'ndizen' protestat kundër masave kufizuese të Covid-19

26 Nëntor 2022, 11:51| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 15:25

  • Share

Pamjet e shpërndara në mediat sociale nga Kina tregojnë për protesta të reja të qytetarëve që janë ngritur kundër kufizimeve të Covid, pasi 9 persona u plagosën dhe 10 të tjerë humbën jetën si pasojë e një zjarri në një apartament.

Mendohet se kjo ngjarje tragjike se ishte shkaktuar nga një defekt elektrik, raportojnë mediat e huaja.

Autoritetet në qytetin e Urumqit kanë mohuar pretendimet se kufizimet ndaluan njerëzit që t’i shpëtonin zjarrit të së enjtes. Ata fajësuan automjetet e parkuara duke thënë se ndaluan hyrjen e zjarrfiksëve.

Demonstruesit u filmuan duke u përballur me policinë, duke thyer një barrierë dhe duke bërtitur “fund masave të Covid”.

Turma të mëdha u filmuan në rrugët e Urumqit, edhe pse postimet ishin zhdukur nga mediat sociale kineze të shtunën në mëngjes. Interneti është shumë i censuruar në Kinë dhe referencat për protestat e Urumqit ishin hequr kryesisht nga mëngjesi i së shtunës.

Bllokimet e parakohshme kanë shkaktuar zemërim në të gjithë vendin dhe kufizimet e Covid më gjerësisht kanë shkaktuar protesta të dhunshme kohët e fundit nga Zhengzhou në Guangzhou.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?