Urgjenca ne QSUT

Zjarri tek urgjenca e QSUT, prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal për 'Shkatërrimi i pronës me zjarr'

2 Mars, 09:29| Përditesimi: 13 Mars, 07:17

  • Share

Prokuroria e Tiranës regjistroi procedim penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për zjarrin në Urgjencën e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’.

Ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit 2024, informoi sot prokuroria e Tiranës

Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.

Ndërkohë nga akt-ekspertiza e cila u zbardh dy ditë më parë nga Report Tv e shqiptarja.com mësohet se shkak i zjarrit që ra në katin -1 të Urgjencës së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” u bë një keqfunksionim i baterive. Akt ekspertiza nxjerr e konsideron zjarrin aksidental.

Zjarri detyroi autoritetet të transportojnë në spitale të tjera p acientët dhe evakuojnë personalin shëndetësor, u bë një keqfunksionim i baterive. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Noc Rroku: 02/03/2024 17:37

    për çfar vete psa një muaji ?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?