Zjarri ‘shkrumbon’ zonën e ‘Gurit të Capit’ në Korçë, flakët aktive që prej mbrëmjes së djeshme (VIDEO)

4 Nëntor 2022, 12:44| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 13:04

  • Share

KORÇË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e njohur si “Guri i Capit” në Korçë. Mësohet se flakët kanë qenë aktive që prej mbrëmjes së djeshme.

Punonjësit e zonave të mbrojtura kanë zbritur në terren dhe kanë bërë vlerësimin e zjarrit ndërsa sot janë angazhuar 20 forca nga bashkia e Korcës, Devollit dhe njësia administrative Drenovë për te bëre të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas punonjësve të zjarrfikses zona ku ka rënë zjarri kalohet edhe nga mjetet zjarrfikse cka do i ndihmojë në eleminimin e vatrave.

Ende nuk dihet sipërfaqja e shkrumbuar nga flakët që prej mbrëmjes së djeshme.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?