Pamje nga vendngjarja

Zjarri përfshin ndërtesën në Kuvajt, 49 viktima dhe 11 të plagosur

12 Qershor, 16:53| Përditesimi: 12 Qershor, 17:01

  • Share

Të paktën 49 persona (punëtorë) kanë humbur jetën në Kuvajt pasi një zjarr shpëtheu në ndërtesën ku ata strehoheshin.

Po ashtu, 11 të plagosur të rëndë janë shtruar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas CNN, pronari i ndërtesës është arrestuar dhe është vënë nën hetim.

Zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa policia po përpiqet të identifikojë viktimat.

Lajmi në përditësim...

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?