Zjarri përfshin ndërtesën në Kinë, të paktën 39 të vdekur dhe 9 të plagosur

24 Janar, 21:23| Përditesimi: 24 Janar, 21:26

  • Share

Një zjarr i cili përfshiu një ndërtesë në provincën Jiangxi të Kinës, këtë të mërkurë, ka shkaktuar vdekjen të paktën 39 personave, si dhe plagosjen e 9 të tjerëve.

Televizioni shtetëror kinez CCTV sqaroi se të gjithë njerëzit në ndërtesë u evakuuan dhe deri më tani besohet se nuk ka më viktima brenda ambienteve të saj.

Zjarri shpërtheu brenda një ndërtese ku gjendet një zyrë për përdorimin e internetit dhe zyra trajnimi në katet e sipërme, sipas medias shtetërore kineze.

Sipas zyrtarëve të krahinës Yushui në provincën Jiangxi zjarri ka shpërthyer në bodrumin e një qendre tregtare këtë pasdite.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe presidenti kinez Xi Jinping, i cili përmes një deklarate për shtyp e cilësoi nrastin si një një tjetër tragjedi të sigurisë.

Ai i bëri thirrje qeverisë dhe Partisë Komuniste që "të frenojnë me vendosmëri shfaqjen e shpeshtë të aksidenteve të ndryshme të sigurisë dhe të garantojnë sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve dhe stabilitetin e përgjithshëm shoqëror", pasi gjatë fundjavës, 13 fëmijë humbën jetën nga shpërthimi i zjarrit në një konvikt shkolle në provincën qendrore Henan.

Autporitetet lokale theksuan përkushtimin e tyre gjatë hetimeve për gjetjen e shkakut të zjarrit.

Gjatë fundjavës, 13 fëmijë humbën jetën nga shpërthimi i zjarrit në një konvikt shkolle në provincën qendrore Henan.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?