Zjarri përfshin ndërtesën historike të bursës së Kopenhagenit, shikoni videon

16 Prill, 10:34| Përditesimi: 16 Prill, 18:08

  • Share

DANIMARKE- Një zjarr i fuqishëm shpërtheu mëngjesin e sotëm (16 prill 2024) në ndërtesën historike të bursës së Kopenhagenit, në Danimarkë, një ndërtesë që daton në shekullin e 17-të.

Maja e famshme mbi 50 metra e lartë u shemb pasi u përfshi nga flakët.

Shërbimet e urgjencës në vendngjarje po përpiqen të shpëtojnë punëtorët e shpëtimit po punojnë për të shpëtuar pikturat e mëdha dhe sendet e tjera me vlerë që gjenden brenda, ndërsa të tjerët janë larguar.

Ndërtesa po i nënshtrohej restaurimit dhe për këtë arsye ishte e rrethuar me skela. Maja kishte katër dragonj bishtat e të cilëve përdridhen dhe në mënyrë simbolike dhe thuhej se e mbronin nga armiqtë dhe zjarri.

Deri në vitin 1974 ndërtesa funksiononte si bursa e Kopenhagenit, ndërsa sot është në pronësi të Dhomës Daneze të Tregtisë Dansk Erhverv.

"Ky është Notre-Dame ynë" tha një dëshmitar televizionit danez, duke e krahasuar zjarrin me atë që përfshiu çatinë dhe majën e katedrales në qendër të Parisit në vitin 2019. "Është një ditë tragjike," shtoi ai,raporton BBC.

Ministri i Kulturës Jakob Engel-Schmidt tha se 400 vjet trashëgimi kulturore daneze ishin përfshirë në flake.

Objekti ishte në rinovim dhe ishte i mbuluar me skela. Rinovimi kishte për qëllim korrigjimin e ndërhyrjeve të mëparshme të kryera në shekullin XIX dhe rikthimin e fasadës së ndërtesës në pamjen e saj origjinale.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?