Zjarri në urgjencën e QSUT, Prokuroria e Tiranës sekuestron dosjen e tenderit! Fletëthirrje për kompaninë fituese e zyrtarët e prokurorimit

20 Mars, 10:52| Përditesimi: 21 Mars, 17:55

  • Share

TIRANE- Prokuroria e Tiranës sekuestron dosjen e tenderit për ndërtimin e Urgjencës e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit 2024.

Shqiptarja.com mëson se në kuadër të procedimit penal “Shkatërrimi i pronës me zjarr” ka kërkuar rinispektim për shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka depozituar raport se zjarri ka rene në dhomat eë baterive të Emergjencës.

Gjithashtu është bërë dhe fletëthirrje edhe për kompaninë fituese dhe zyrtaret e prokurimit, informon gazetarja e Report Tv Keti Banushi.

Në dokumentin e siguruar nga Shqiptarja.com e Report Tv mësohet se është administruar vendimi teknik i zjarrit për të përcaktuar shkakun ndërsa pritet përgjigjja nga ana e ekspertëve të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Tiranë.

“Deri në këtë fazë hetimore, rezulton se ngjarja në fjalë është një ngjarje aksidentale dhe zjarri në katin -2 të godinës, në dhomën teknike ka rënë si pasojë e nje keq funksionimi të pajisjeve të baterive (U.P.S-ve), nga ku rezulton se është dhe vatra e zjarrit” thuhet në dosje.

Ora 17:54
Zjarri, urgjenca e QSUT prej 11 shkurtit jashtë funksioni! Vokshi: Urgjenca e sëmundjeve të brendshme, çdo gjë e djegur

1711012790_vokshi.jpg

Prej zjarrit të 11 shkurtit Urgjenca e QSUT-së është jashtë funksionit, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet të zbulojë shkakun dhe përgjegjësit. Nga Kuvendi, deputetja Albana Vokshi tha se po rrezikohet jeta e qytetarëve në nevojë të cilëve i vonohet shërbimi në 2 urgjencat e tjera, të Traumës dhe Sanatoriumit, të mbytura nga fluksi i pacientëve pas zjarrit në QSUT.

‘Pse heshtin, pse nuk flitet, vetëm publikimi I mesazhit të një mjeku dixhital vuri në lëvizje prokurorinë të fillonte hetimet, sepse askush nuk lëvizte, çfarë fshehin, kanë vjedhur dhe kanë vjedhur pa lezet. Kërkova kontroll parlamentar në QSUT dhe refuzuan të shkonin

Mjeku dixhital thotë se në katet nëntokë të sëmundjeve të brendshme janë djegur çdo gjë, nuk ka rënë vetëm një herë zjarr ka rënë 2 herë dhe kjo mbahet e fshehtë. Shkojnë pacientët në QSUT nuk marrin shërbim, i çojnë në spitale të tjera duke i vonuar? Po pse quhet urgjencë, se duhet shpejt.

Kostoja: Rrezikim i jetës së qytetarëve’- tha Vokshi.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?