Djegia e ‘Metropol’ në Lushnjë, 600 tregtarë mbeten në rrugë: Policia nuk na lë të marrim mallin, po na zvarrisin prej 4 ditësh

29 Dhjetor 2023, 11:14| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 15:00

  • Share

600 tregtare që kanë dyqanet në qendrën tregtare “Metropol” prej 4 ditësh qëndrojnë përpara godinës së djegur.

Policia nuk i lejon të futen brenda, ndërsa ata mbeten në ankthin e një përgjigjeje për dëmet, pasi shumica e kanë mallin të pasiguruar.

Ne katin e nëndheshëm të “Metropol”, në pronësi të Bledar Çela dhe Ilir Dabulla, ishte vendosur tregu industrial i Lushnjes, ku ushtronin aktivitetin 300 tregtarë, ndërsa në 4 katet e sipërme ishin dyqanet, bar-kafe dhe supermarketi.

‘Duam të drejtën tone, policia nuk na lë të marrim mallin!’-  tha një tregtar.

‘Ata nuk na kthejnë asnjë përgjigje!’- tha një tjetër.

‘Duam që sot ta heqim mallin kemi gjithë djersën tonë aty’- u shpreh një tregtar tjetër.

Deri në përgjigjen e ekspertëve për shkaqet e zjarrit, qëndrueshmërinë e godinës dhe vlerën e dëmit, tregtarët mbeten në rrugë. Po kështu dhe 20 familje sot janë pastrehë dhe ende nuk dinë nëse shtëpitë e tyre janë të banueshme.

Për zjarrin masiv që përfshiu të hënën qendrën tregtare e rezidenciale me 12 kate banim dhe 5 kate njësi tregtare, Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.  Po kryhen hetime, thotë prokuroria për të zbardhur shkakun e zjarrit dhe vatrën fillestare.  Nga ana tjetër, pritet dhe vlerësimi i Institutit të Ndërtimit për qëndrueshmërinë e godinës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 29/12/2023 14:08

    Metropol është djeguar më dashur nga vet dora e pushtetit !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?