Zjarri në Pishporo të Fierit, Peleshi: Një ndër situatat më kritike që jemi përballur deri më sot! Puna s’ka ndalur kurrë

2 Tetor 2023, 17:06| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 17:45

  • Share

 

Një ndër vatrat më problematike dhe me kaotike të zjarrit me të cilat jemi përballur deri më sot. Kështu e ka cilësuar Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zjarrin disa ditor në masivin pyjor te Pishe Poro- Darezezë teksa ka zbritur në terren për të monitoruar nga afër situatën. Për ministrin Peleshi ndërhyrja nga ajri e dy avionëve Canadar, të nisur nga shteti fqinj grek, ka ndihmuar për  vënien nën kontroll të vatrave më problematike të zjarrit teksa ka theksuar se operacioni i ndërhyrjes nga ajri do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të tyre.

“Ne do të jemi me të gjitha forcat e mjetet tona, edhe me shtesa nëse duhet deri në përfundim. Kemi kërkuar të na mbështesin partnerët. Ndërhyrja nga ajri nuk është e vonuar, e kemi vlerësuar kur duhej. Duhet të heqim mentalitetin që helikopteri shuan zjarret. Por ka zjarre si të kësaj natyre ku është më e rëndësishme të ndërhyhet nga terreni. Në krye të punës kemi qenë, e kërkuam kur pamë se ishte i nevojshëm.

Situata është shumë serioze shumë kritike, është një ndër situatat më kritike që kam parë.

Ne do jemi këtu dhe do të mbështesim me forca, mjete , dhe logjistike deri ne eliminimin e plote te zjarrit i cili ka përshkuar një sipërfaqe te madhe në këtë masiv pyjor.- tha Peleshi.


Lajmi kryesor:

Fier/ Masivi pyjor Pishporo-Darëzezë 7 ditë 'nën pushtetin' e flakëve, 2 avionë 'Canadair' nga Greqia në aksion për të shuar zjarret


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?