Zjarri në Pishporo të Fierit, ndërhyrja nga ajri e pamundur gjatë natës! Zjarrfikëset vijojnë 'luftë' me flakët (VIDEO)

28 Shtator 2023, 09:05| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 09:14

  • Share

Vazhdon edhe mëngjesin e kësaj të enjteje, operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit.

Zjarri i riaktivizuar mesditën e djeshme u përhap me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha në zonën e mbrojtur.

Sipas prefektit Lefter Shehaj ndërhyrja nga ajri nuk u realizua për shkak të errësirës , por për shuarjen e flakëve u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse të Fierit, Lushnjës, Divjakës , Rroskavecit, Albpetrolit , Vlorës si dhe forca të armatosura të repartit të Poshnjës.

Përgjatë gjithë natës në zonën e dendur të pyllëzuar është ndërhyrë edhe duke prerë disa pisha në mënyrë që të lejohej ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse të cilat bënë të mundur dhe neutralizimin e një perimetri të konsiderueshëm të zjarrit.

Aktualisht në pyllin e Pishporos ndodhen 3 mjete zjarrfikëse, 18 efektivë, dhe 40 forca të ushtrisë të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të plotë të gjithë sipërfaqes së përfshirë nga flakët. Kujtojmë se 4 ditë më parë në këtë zonë zjarri përshkoi një sipërfaqe prej 280 ha , u dogjën dy stane, si dhe një magazinë e braktisur.

Ndërkohë zjarri i djeshëm fatmirësisht ishte larg zonës së banuar duke mos sjellë asnjë rrezik për banesa e biznese që operojnë në zonë.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?