Zjarri në Niçë të Pogradecit ende aktiv, zjarrfikëset punojnë për ta shuar

4 Prill, 14:39| Përditesimi: 4 Prill, 14:55

  • Share

Vatra e zjarrit në fshatin Niçë në njësinë Dardhas të Pogradecit është aktive prej mbrëmjes së djeshme.

Ajo që dihet paraprakisht është se zjarri ka prekur një zonë me bimësi të ulët ndërsa ende nuk dihet se sa është sipërfaqja e djegur.

Terreni është i vështirë pasi është një zonë e thellë malore në bashkinë e Pogradecit por në terren ka forca nga emergjencat civile, zjarrfikëset, inspektorët e pyjores, policia të cilët vijojnë punën për izolimin e plotë te zjarrit.

Ndërkohë policia po bën të mundur zbardhjen mbi shkaqet e zjarrit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?