Vlorë/ Zjarr i qëllimshëm në 'Kuzum Baba', rrezikohet vendi i shenjtë i Bektashinjve dhe 10 banesa, flakët favorizohen nga era e fortë

29 Gusht 2022, 12:28| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 16:46

  • Share

VLORË- Një vatër aktive zjarri u raportua nga qytetarët në 'Kuzum Baba', vendin e shenjtë për të gjithë besimtarët bektashinj në Vlorë. Vatra e zjarrit ra në pjesën e shpatit të kodrës, në pjesën e rrugës që njihet si shkallaret, por për fat u shua në kohë. 

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raportoi se flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duk rrezikuar jo vetëm vendin e shenjtë, por edhe 10 banesa përreth, mirëpo për fat të mirë u arritën që të viheshin në kontroll. 

Paraprakisht dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga persona të paidentifikuar.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?