Zjarri në fabrikën 'Kurum' në Elbasan, Haki Çako flet për Report Tv: U lokalizua! Tirana më e goditura nga stuhia "Ciaran'

6 Nëntor 2023, 14:58| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 16:54

  • Share

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu mesditën e sotme (6 nentor 2023) pikën e grumbullimit të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit.

Në një prononcim për Report Tv, Haki Çako tha se zjarri i cili  ka nisur reth orës 11:00 është lokalizuar ndërsa zjarrfikëse nga Durrësi e Tirana janë angazhuar për të shuar flakët.

“Zjarri ka marrë përmasa për shkak të lëndëve që mund të jenë përfshirë. Janë angazhuar zjarrfikëse nga prefektura e Tiranës dhe e Durrësit. Po punohet me kompaninë e strukturat e tjera për rrethimin e perimetrit të zjarrit dhe shmangur çdo lloj problematike që mund të shkaktojë ky zjarr. Duket masiv por është i lokalizuar brenda ambienteve të kompanisë dhe larg zonave të banuara” tha Çako, drejtori i Emergjencave Civile.

Sa i takon stuhisë Ciaran e cila përfshiu Shqipërinë fundjavën që lamë pas 3 - 4 nëntor, për emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, Çako thotë se situata u menaxhua shumë mirë, ndërsa zona më e goditur ka qenë bashkia e Tiranës thotë Çako.

“Ka pasur problematika lidhur me vërshimin e ujrave jashtë kolektorëve të shkarkimit. U konstatua dhe dalja e lumit të lanës dhe bllokimii një sërë tubacionesh për shkak të prezencës së mbetjeve të vjeshtës” tha Çako.

S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?