Zjarri në fabrikën e sfungjerit, Ahmetaj: Punëtorët bënë izolimin e flakëve me fikëse dore

30 Gusht 2022, 14:59| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 15:13

  • Share

Arjan Ahmetaj, specialist për parandalimin e zjarreve, u shpreh për Report Tv se punëtorët bënë të mundur izolimin e flakëve në fabrikën e sfungjerit me anë të fikësve të dorës. Ahmetaj tha se po hetohen shkaqet e rënies zë zjarrit, ndërsa shtoi se zjarrfikëset arritën në kohë.

“Me marrjen e njoftimit, janë nisur stacionet kryesore të Tiranës dhe zjarri në momentin e parë është sulmuar nga vetë punonjësit dhe me fikëset e dorës e kanë sulmuar atë, kur ka ardhur zjarrfikësja, vatra është vënë në kontroll. Grupi i hetimit po bashkëpunon, po vazhdojmë hetimet.  Punëtori ka qenë i asfiksuar dhe është jashtë rrezikut për jetën”, tha Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

Tiranë, merr flakë fabrika e sfungjerëve në Kombinat! Asfiksohen 2 punëtor, përfundojnë në spital (VIDEO)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?