Kronikë

Zjarri në fabrikë e tullave në Maminas, kryebashkiaku i Shijakut: Punonjësi 57 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë! Ka pësuar djegie të shkallës së tretë

28 Maj 2021, 18:30| Përditesimi: 28 Maj 2021, 19:19

  • Share

 

Kreu i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të 57-vjeçarit Besnik Bojaku, i cili mbeti i plagosur ditën e sotme si pasojë e zjarrit që përfshiu një fabrikë të re tullash në Maminas.

Në një lidhje me Skype për "Report TV", Arbana tha se 57-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë te reparti i djegieve në QSUT dhe se ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

" Në orët e para të ditës sot një zjarr i madh përfshiu fabrikën e tullave. Morëm lajmin dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe më pas na u bashkuan grupe nga Durrësi dhe Tirana. Për 1 orë e 15 minuta situata ishte në kontroll. Fatkeqësisht mbeti i plagosur Besnik Bojaku, i cili punonte prej 5 vitesh në fabrikë, gjendja e tij është e rënduar, ka pësuar djegie të shkallës së tretë", tha ai.


Lajmi kryesor:

Tymi i zi 'pushton' Maminasin, shkrumbohet nga flakët fabrika e re e tullave, po bënte prova për të nisur aktivitetin, plagoset punonjësi 57 vjeçar (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?