‘Zjarri i Natës’, si ta kuptojmë dhe parandalojmë sëmundjen torturuese përpara se të jetë tepër vonë. Metodat natyrale të trajtimit sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja

25 Shtator 2023, 12:48| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 12:56

  • Share

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për sëmundjen e zjarrit të natës. Çfarë është kjo sëmundje, nga se shkaktohet dhe si mund të trajtohet apo kurohet përmes bimëve mjekësore.

Herpes zoster ose siç njihet në gjuhën popullore “zjarri i natës”, është një ndër patologjitë më torturuese, pasi manifestohet me dhimbje të forta në trup, temperaturë të brendshme dhe shpërthim të puçrrave në sipërfaqe të lëkurës. Zjarri i natës është një virus që e bën trupin të duket sikur ka marrë flakë. Ky virus nuk është ngjitës dhe prek më shumë moshat e treta si pasojë e rënies së imunitetit. Shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundje shfaqen me:

·        Djegie, dhimbje, shpim nën lëkurë natën

·        Ndezje e lëkurës, skuqje, shfaqje e vezikulave të vogla të mbushura me ujë

·        Kruarje natën dhe ditën pasi lezionet dalin mbi lëkurë

·        Ethe në trup, dhimbje në stomak

·        Dhimbje në zonën e herpesit, kokës, syve

·        Dhimbje muskujsh, kyçesh, lodhje

Zonat më të prekshme nga herpesi ‘zjarri i natës’ janë zona e gjoksit, brinjët, shpatulla; zona e qafës dhe veshit, zona e ballit dhe syve; zona e faqeve dhe gojë–nofull. Sipas specialistit Merja ndërlikimet e mundshme të kësaj sëmundje mund të jenë: dobësi trupore, dhimbje gjoksi për 1-2 vite; dhimbje koke, veshi, probleme me dëgjimin; dobësim shikimi deri në verbim si dhe dobësim të muskujve në nofulla.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon përdorimin e bimëve me veti të forta antivirale si rigoni, xhinxhër, qepë, hudhër, jamball, pelina e ëmbël, karafili, dëllinja, pisha, etj. Gjithashtu përdorimin e bimëve që rrisin rezistencën e organizmit si sanza, alkania ngjyruese, trëndafili i egër, ekinace, propolis blete dhe kremra antiviral.

Një trajtim i suksesshëm alternativ për zjarrin e natës - Në momentin e djegies dhe kruarjes natën, thotë Merja, veproni kështu:

·        Lyeni zonën që djeg me antiseptik bimor duke e sprucuar në një zonë të gjerë.

·        Pasi thahet vetëm në zonën që dhemb hedhim pika të propolisit me rigon dhe e përhapim lehtë me dorë. Pasi thahet propolisi përdorim krem puçrrash. Këto trajtime bëhen 2 herë në ditë.

·        Pini çaj antiviral 2-3 gota në ditë para buke

·        Pini propolis me rigon 3 x 10 pika në ditë pas buke

·        Pini vaj harmonia 2 x 4 pika në ditë pas propolisit me rigon

Ndërsa nuk harroi në fund të bisedës, të jepte dhe një recetë që të gjithë mund ta bëjnë vetë në shtëpi, një antiviral i mrekullueshëm:

·        Grijmë hollë 1 qepë të kuqe, 60-80 gr xhinxhër, 10-12 thelpinj hudhër. I hedhim në një kavanoz, shtojmë 1 lugë supe jamball dhe 6-7 lugë gjelle mjaltë. I përziejmë mirë dhe konsumojmë 2-3 lugë supe në ditë para buke.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Boti: 25/09/2023 19:15

    Herpes Zoster eshte rishfaqja e infeksionit nga virusi qe shkakton Varicella tek femijet. Keto budalleqet qe shkruan ky pa sqaruar bazen fizpatologjike te semundjes jane plotesisht nonsens. Dermatiti papulovezikular shfaqet ne varesi te dermatomes se prekur nga virusi, i cili jeton ne ganglionin nervor ne gjendje latente deri kur ndodh nje kusht i favorshem nga imuniteti per te shkaktuar erupsionin kutan dhe dhimbjen postherpetike. Trajtimi eshte me barna antivirale deri ne 72 ore nga shfaqja e lezioneve ne lekure (kujdes:eritemes dhe jo vezikulave). Mos degjoni njerez qe se kane idene se cfare dhe si trajtojne dhe nuk i pergjigjen kuadrit ligjor te profesionisteve te shendetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?