Kronikë

Zjarr i madh ‘shpërthen’ në Tale të Lezhës, rrezikohen shtëpitë! Banorë dhe zjarrfikës në 'luftë' me flakët

15 Nëntor 2021, 18:12| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 18:22

  • Share

Një zjarr i përmasave të mëdha ka “përfshirë” shkurre dhe ferra në zonën e Tales në Lezhë.

Favorizuar edhe nga era e fortë flakët janë bërë të rrezikshme dhe i janë afruar banesave, duke venë në alarm banorët.

Zjarrfikës dhe njerëz të zonës po bashkëpunojnë për të vënë nën kontroll flakët të cilat po përhapen me shpejtësi.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv flakët janë mjaft “agresive”.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?